Dieta treditore me bizele përshpejton metabolizmin, nxit funksionimin e rregullt të sistemit nervor dhe sistemit tretës

236

Bishtajorja e shijshme e pasur me proteina, të cilat janë të ngjashme me albuminat e mishit

Thartira folike dhe vitamina B6 e bëjnë bizelen ushqim ideal për peronat të cilët vuajnë nga sëmundjet e eshtrave.

Bishtajorja e shijshme përshpejton metabolizmin, bizelja siguron energji të përhershme dhe nxit funksionimin e rregullt të sistemit nervor dhe sistemit tretës, transmeton Telegrafi.

Falë karakteristikave që i ka, na mbron nga arteroskleroza dhe shtimi i peshës, ndërkaq adhuruesve të kësaj perime do t’u pëlqejë posaçërisht “dieta me bizele”.

Është jashtëzakonisht e pasur me vitamina të grupit B, hekur dhe jod. Thartira folike dhe vitamina B6 e bëjnë bizelen artikull ideal për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e eshtrave.

Moebel THEMA

Është jashtëzakonisht e pasur me proteina bimore, të cilat, sipas përbërjes kimike, janë të ngjashme me ato të cilat gjenden në mish.

DITA E PARË

Kafjalli: 30 g muesli, 100 ml qumësht, një mollë.
Dreka: patate dhe bizele me salcë sipas dëshirës.
Zëmra (mesracioni): një dardhë apo 125 g rrush.
Darka: omëletë.

DITA E DYTË

Kafjalli: Simite nga krundet, 30 g djathë, majdanoz.
Dreka: bërxollë me bizele.
Zëmra: 150 g jogurt apo ajkë.
Darka: një copë bukë nga krundet me djathë dhe rrikë.

Comments