Dimitrovi dhe Osmani në Berlin në takime me përfaqësues të Bundestagut dhe të Qeverisë

36

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov më 9 dhe 10 prill do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin. Dimitrovi nesër do të ketë takime me shumë deputetë në Bundestagun gjerman, në mesin e të cilëve edhe grupi punues për politikë të jashtme të CDU/CSU, si dhe me përfaqësues të Zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel, kumtoi MPJ.

MÖBEL THEMA

Në aktivitetet e ditës së dytë të vizitës do të përfshihet edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, me çka është planifikuar brifing i përbashkët para Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane në Bundestag, në të cilin do ta prezantojnë progresin dhe gatishmërinë e vendit për fillim të bisedimeve për inkuadrim me Bashkimin Evropian, në vigjilje të Këshillit të BE-së në qershor.

Janë paraparë edhe takime me ministrin e Evropës, Mihael Rot dhe lideren e re të CDU/CSU, Anegret Kramp – Karenbauer.

Comments