Dita e zgjedhjeve 15 korriku shpallet ditë jo pune në Maqedoni

79

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur 15 korrikun si ditë jo pune për shkak të organizimit të zgjedhjeve parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

MÖBEL THEMA

“Në seancën e sotme të 74-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli 15 korrikun si ditë jo pune për shkak të zbatimit të qetë të procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të njëjtën ditë nuk do të punohet”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Në këtë seancë gjithashtu Qeveria miratoi ndryshimet në Protokoll për mënyrën dhe kushtet për organizimin e ngjarjeve, veçanërisht në hapësira të hapura./Telegrafi/

Comments