Dita Ndërkombëtare e dhurimit të gjakut , të rinjtë tetovar dhuruan gjak në xhami

68

MÖBEL THEMA

Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Gjakut në Tetovë: të rinjtë e xhamisë së fshatit Kallnik iu bashkangjitën nismës botërore
Sot, pas faljes të së premtes, në ambientet e xhamisë të fshatit Kallnik, u organizua nisma e dhurimit të gjakut, nisëm me rastin e 14 qershorit që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut. Ky aktivitet u organizua nga imami xhamisë së fshatit Kallnik së bashku me të rinjtë e xhematit dhe gjithashtu në bashkëpunim me BFI-Myftinia e Tetovës dhe Spitalin shtetëror.

“Siç mund të dihet nga shumica prej nesh, dhurimi i gjakut ka shumë dobi mjeksore jo vetëm për marrësin por edhe për dhuruesit. është një praktik e cila gjithashtu është e nxitur dhe promovuar dhe nga vetë feja në bazë të asaj se “kush ka shpëtuar një person është sikur të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin”, dhe se muslimani është i nxitur të jetë në ndihmën e tjetrit.

Kjo nisëm ka qenë një plan i hershëm që më në fund arritëm ta realizojmë falë dhe ndihmës së bashkëpuntorëve dhe vullnetarëve që kontribuan për realizimin, për të cilët përfitoj nga rasti për t’i falenderuar.

Shpresojmë që kjo nismë kaq modeste të bëhet frymëzim dhe motivim për të rinjtë të cilët duan të japin kontributin e tyre për këtë vend. Të cilët ankohen se mungojnë mundësit për vullnetarizëm në këtë vend, pra edhe nëse mungojnë atëherë mund të bëhemi ne arsye që t’i krijojmë mundësi të tilla.

Shpresojmë gjithashtu që të jetë nxitje dhe për atë rini, që fatkeqsisht për shkak të demoralizimit, kalojnë kohën e tyre të lirë nëpër kafene duke mos bërë asgjë ndërkohë që në vendin tonë ka shumë nevojë për nisma të tilla. Ka shumë nevojë sidomos për rininë e cila me një gjest shumë të vogël mund të krijojë impakt dhe të sjellë ndryshimin që pritet e që kërkohet prej të gjithëve por shumë pak janë të gatshëm për të vepruar. Ndaj i ftoj të gjithë të rinjtë e këtij vendi që të dalin prej zonës së rehatisë së tyre dhe së bashku të bëjmë diçka për këtë vend.

Falenderoj edhe një herë ideatorët, bashkëpunuesit, pjesmarrësit, pra ata që dhuruan gjak, dhe të gjithë që kontribuan për realizimin e kësaj nisme dhe qenë pjesë e saj duke kontribuar nga koha dhe mundësitë e tyre.” u shpreh imami i kësaj xhamie hafiz Omer Dauti.

Comments