Ditë e madhe: Legjenda e futbollit sot feston ditëlindjen e 64-të!

227

Dje para 64 viteve ka lindur ish futbollisti, trajneri dhe legjenda e futbollit kumanovar, Rexhep Ajeti.

MÖBEL THEMA

Rexhep Ajeti ka lindur në Kumanovë me 2 prill 1956. Në vitin 1968 nisi në mënyrë aktive të ushtrojë futboll në klubin e futbollit Kumanovo.

Rregullisht ka stërvitur duke luajtur për të gjitha ekipet zinxhirë, ndërsa debutoi për skuadrën e parë të Kumanovës në vitin 1973, si gjimnazist, shkruan gazetari sportiv Reshat Ibrahimi.

Klubi i futbollit “Kumanovo” në atë kohë garonte në Ligën e dytë të ish-jugosllavisë.

“Xhepa” luante sulmues i djathtë dhe ishte një djalosh bjond me flokë kaçurrele. Ishte futbollist shtatëlartë, karakterisitkë e tij ishte hapi i gjatë.
Posedonte teknikë të lartë, duke i kaluar me shumë lehtësi kundërshtarët. Fitohej përshtypja se lojtarët po rrëzohen rreth tij, ndërsa mbahej mend edhe për golat fantastik nga gjuajtjet e lira.

Ai si sot kujton golin debutues kundër Jugokoktës nga Shkupi dhe dy golat e bukur nga goditjet e lira kundër Zastava nga Ohri (2-2), ndeshje e luajtur në stadiumin e qytetit në Kumanovë.
Ishte njëri prej lojtarëve kryesor të Kumanovës.

Pas Kumanovës, ai u transferua te Trepça nga Mitrovica, ku luajti në sezonin 1982/83.
U kthye sërish në Kumanovë. Ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar (në moshën 29 vjecare), ka punuar si trajner te skuadra e Mërgimit dhe Bashkimit nga Kumanova.
Sot Rexhep Ajeti jeton i lumtur në Kumanovë dhe kohën e tij e kalon me nipa e mbesa./reshat ibrahimi/

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: 4 people, people standing and outdoor

Comments