Ditë e madhe për Vedat Muriqin

92

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi do të jetë e veçantë për Vedat Muriqin.

“Gladiatori” i Kosovës është duke u monitoruar nga shumë klube evropiane dhe sonte, do të jetë mundësi e artë për të lënë gjurmë dhe për ta ndihmuar Kosovën dhe vetën që nesër ta veshi fanellën e një klubi më të madh se Fenerbahçe.

“Aksam” raporton se Tottenhami do ta vëzhgojë nga afër Muriqin sonte në ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi, ashtu si edhe Atletico Madridi dhe Lazio – klube për të cilat raportohet se ka kohë që e monitorojnë 25-vjeçarin.

MÖBEL THEMA

Muriqi u largua nga Çaykur Rizespori verën që lamë pas për të kaluar te Fenerbahçe, pasi shënoi 17 gola dhe dhuroi tetë asistime edicionin 2018/19.

Futbollisti prizrenas e ka nisur mbarë edhe me Fenerbahçen duke shënuar tre gola në shtatë ndeshjet e para në Turqi.

“Unë do të qëndroj të paktën dy vite në Fenerbahçe. Dua të shkoj në Evropë si sulmues i klasit botëror”, ka thënë Muriqi ditë më parë. /Gazeta Express/

Comments