Djali i Katica Janevës a është i përfshirë në “Reket”, ja çfarë shkruan ish-deputeti

135

Ish-deputeti maqedonas, Vele Mitanoski përmes një postimi në facebook ka nënvizuar se dhe djali i Katica Janevës, Llazar Janev është i përfshirë në rastin “Reket”.

MÖBEL THEMA

Ai ka publikuar se si djali i Katicës ka përdorur porositë: A e di se djali kujt jam?

Dhe këtë porosi ai e ka përdorur me kryetarë komunash. Ai ishte i punësuar në 1TV në televizionin e Boki13, ku mbante detyrën e drejtorit të shërbimit juridik dhe marketingut. Emri i tij u lidh me një telefon të humbur të Katica Janevës, që fillimisht u tha se ishte humbur në Serbi, por më pas u gjet tek e dashura e tij. Por zyrtarisht djali i Janevës deri tani nuk është përfshirë në procesin hetimor për “Reket”. (INA)

Comments