Djali në Ferizaj vrau nënën me armë të ftohtë, policia thotë se ai ka probleme psikike

67

Ferizaj është tronditur dje nga një tragjedi familjare, në të cilën dyshohet se djali vrau nënën e tij.

MÖBEL THEMA

Policia në raportin e sotëm 24 orësh ka konfirmuar dyshimet se i dyshuari e ka vrara me armë të ftohtë nënën e tij, shkruan lajmi.net.

Siç edhe thuhet në raport, djali ka probleme psikike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, teksa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/

Comments