Djali ‘pushtohet nga djalli’ në avion, ulërin për 8 orë (VIDEO)

223

Një pasagjer i nervozuar ka postuar një video duke treguar sipas tij “fluturimin e tmerrshëm” të tij me avion, ku një fëmijë qanë dhe bërtet gjatë të gjithë udhëtimit.

Fëmija jashtë kontrollit mund të shihet duke u ngjitur në majë të ulëseve dhe duke ulëritur ndërkohë që avioni ende nuk ishte nisur.

Djali u kthye në tmerr për udhëtarët pasi gjatë 8 orëve fluturim nga Gjermania në New Jersey SHBA nuk pushoi së qari.

Videoja u ngarkua në YouTube nga Shane Townley, e cila e përshkruante “britmat e vogëlushit përgjatë 8 orëve fluturim”.

Në një moment fëmija fillon t’i bjerë edhe tavanit të avionit.

Comments