Djaloshi që pikturon me 8 gishta në të njëjtën kohë (VIDEO)

74

Nëse të pikturuarit ju duket e vështirë, imagjinojeni pak si është të pikturosh duke përdorur 8 gishta njëkohësisht.

Adoleshenti Jes Rubantes nga Filipinet është bërë viral në TikTok, pas videove ku shfaqet duke pikturuar me të dyja duart njëkohësisht.

Ai ka realizuar portrete interesante dhe të veçanta, punuar kryesisht me stilolapsa të thjeshtë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Procesi i realizimit është i çuditshëm, por funksionon. Djali vendos me ngjitës 8 stilolapsa mbi gishtat e tij dhe vazhdon punën, që për të, duket e thjeshtë dhe e shpejtë. / KultPlus.com

Comments