“Do të vdesim si burrat”, grupi i Kumanovës në video të drejtpërdrejtë nga burgu

582

Grupi i Kumanovës janë lidhur në një video të drejtëpërdrejtë në Facebook nga burgu në Maqedoninë Veriore.

Aty ata dëgjohen teksa tregojnë se si po i kalojnë momentet në burg, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera thonë se do të “qëndrojnë faqebardhë”.

“Do të qëndrojmë si luana, do të vdesim faqebardhë.”, tha njëri nga anëtarët e grupit.

Gjykata Themelore Shkupi 1, më 2 nëntor të vitit 2017 shqiptoi shtatë dënime të përjetshme me burg për të akuzuarit e Lagjes së Trimave, 13 të akuzuarve u shqiptoi dënim me burg prej 40 vjetëve, gjashtë të akuzuarit janë të dënuar me nga 20 vjet burg, një i akuzuar u dënua me 18 vjet burg, dy me nga 14 vjet burg, dy me nga 13 vjet burg, ndërsa katër prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive u liruan nga akuzat.

Ky vendim u konfirmua muajin e kaluar nga Gjykata e Apelit.

MÖBEL THEMA

Comments