Domethënia e lules së Srebrenicës

116

Sot po shënohet 24-vjetori i masakrës së Srebrenicës, të cilën e kreu ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Aty u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem mysliman me urdhrin e kriminelit Radovan Karaxhiq.

Masakra e kryer në vitin 1995 në Srebrenicë konsiderohet si më e madhja pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e çdo vit kur përkujtohen të vrarët, kemi vërejtur se shfaqet një lloj lule qoftë në varreza apo gjatë fjalimeve që mbahen, transmeton Telegrafi.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Por pak kush e dinë domethënien e kësaj lule me petale të bardha. Më poshtë do t’ju sjellim në detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Kjo lule është simbol i kujtesës së masakrës së Srebrenicës, kurse 11 petalet e saj paraqesin ditën kur kishte filluar masakra mbi civilët, e ngjyra e bardhë e tyre ka domethënien e pafajësisë së viktimave.

Sa i përket ngjyrës së gjelbër në mes – ajo nënkupton shpresën për drejtësi dhe atë sesi kërkohet që të njihet në botë gjenocidi i kryer mbi civilët.

Kujtojmë se në vitin 1995, për vetëm pesë ditë janë vrarë mbi 8 mijë burra dhe djem nga forcat serbe dhe janë varrosur në varreza masive.

Comments