Donnarumma: Mezi po presim të luajmë në Prishtinë

71

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka thënë se mezi pret të vijë në Kosovë për miqësoren e 10 gushtit kundër Feronikelit.

Kampionët e Kosovës më 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, zhvillojnë miqësoren kundër Milanit, shtatë herë kampionëve të Evropës.

‘Rossonerët’ do të jenë skuadra më e madhe ndonjëherë që ka zbritur në Kosovë.

Kur po afron kjo ndeshje, ‘AS Events’ ka publikuar një video të portierit Donnarumma, i cili përshëndet tifozët e Milanit në Kosovë.

“Përshëndetje të gjithë miqve nga Kosova, mezi po presim të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, do të jetë hera e parë në histori për ekipin e Milanit”, ka deklaruar Donnarumma, përcjell lajmi.net.

“Një përqafim të gjithëve. Forca Milan”.

Comments