Dortmund e fiton spektaklin ndaj PSG-së, Haaland bën heroin

79

Një paraqitje mbresëlënëse e Erling Haaland ka bërë që Borussia Dortmund të mposht 2:1 PSG në ‘Signal Iduna Park’ të martën mbrëma, në ndeshjen e parë të fazës finale të Ligës së Kampionëve.

MÖBEL THEMA

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me ritëm të lartë, aksione të bukura e disa raste shënimi, por në fund portat mbetën të paprekura.

Pjesa e dytë solli tri gola, dhe për vendasit kishte protagonist talentin Haaland.

Norvegjezi në minutën e 69’ i dha epërsinë e parë Dortmundit, para se Neymar gjashtë minuta më vonë të barazonte në 1:1 (75’).

Ky rezultat nuk qëndroi më shumë se dy minuta, pasi ishte Haaland që doli sërish në skenë, duke shënuar për 2:1 (77’) dhe për të vendosur fatin e këtij takimi./Lajmi.net/

Comments