Dredhanik me Presh dhe Djathë të Bardhë – Shije Unike nga Tradita Shqiptare

107

Tradita e amvisave shqiptare në përgatitjen e byrekëve me shije të ndryshme është sa e vjetër aq edhe e shijshme.

Nëse do të veçonim byrekun e mbushur me presh, djathë dhe qumësht, recetë të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë, padyshim për çdokënd do të zgjojë nepsin e oreksin për ta gatuar apo për ta patur në tryezën e ngrënies bashkë me familjen.

Mbushja fantastike e kombinuar me presh, djathë e qumësht i jep një shije fantastike kësaj recete të hershme të amvisave shqiptare, përgatitjes së dredhanikut.

I lehtë për t’u përgatitur ndonëse kërkon pak durim, e sigurisht shumë dashuri, dredhaniku i shtëpisë është një nga mënyrat më të mira për të kaluar një drekë apo darkë të këndshme me familjen a miqtë.

Përgatitja e Dredhanikut me Presh dhe Arra

Përbërësit

1kg presh

500 gr miell

1 lugë gjellë miell (për mbushjen e dredhanikut)

Një filxhan çaji qumësht

Rreth 200 gramë djathë të bardhë të thërrmuar

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja e Mbushjes

Pasi e lajmë preshin mirë me ujë të bollshëm, e grijmë në rrathë të vegjël dhe e hedhim në tenxhere.

Shtojmë kripë, dy-tre lugë vaj ulliri, dhe një gotë me ujë.

E lëmë zjejë derisa të preshi të zbutet e uji të avullojë.

MÖBEL THEMA

Për ta bërë mbushjen me presh pak kremoze e më të shijshme, në fund, në një tas të vogël hedhim qumështin dhe shtojmë aty një lugë gjellë me majë miell gruri.

E trazojmë bashkë me qumështin derisa të bëhen një masë e trashë dhe e hedhim në tenxheren ku kemi preshin.

Përzjejmë masën derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe shtojmë edhe djathin e thërrmuar.

Kur Petat i Hollojmë Vetë

Si fillim përgatisim brumin. Brumin e zëmë me pak kripë dhe ujë të ngrohtë derisa të formohet.

Në disa zona, që brumi të bëhet më i shkrifët amvisat gjatë përgatitjes së brumit hedhin dhe një lugë kafeje maja, të cilën përpara se ta hedhin tek mielli e hollojnë në një filxhan kafeje me ujë të vakët.

AgroWeb.org ju kujton se sekreti i përgatitjes së brumit të mirë qëndron tek përpunimi me duar.

Pasi kemi përfunduar brumin e mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të pushojë përreth 30 minuta.

Më pas, brumin e presim në kuleçë të vegjël. Përdorim pak niseshte për hapjen e tyre. Secilin prej kuleçëve të vegjël e hapim në një formë rrethi 10 cm.

Kuleçët e hapur në formë rrethi i bashkojmë tre e nga tre duke u hedhur disa pika vaji mes tyre.

Secilën nga treshet e bashkuara më pas, e hapim në një petë të madhe. Në secilën prej petave të krijuara hedhim nga dy tre lugë me masën e përgatitur me presh.

Petën e mbledhim në formë roleje dhe e vendosim në formë spirale në tepsinë, të cilën e kemi lyer me pak vaj.

Të njëjtët hapa ndjekim edhe për petat e tjera. Në fund shtrojmë gjithë roletë në tepsi. Më pas lyejmë sipërfaqen e byrekut me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë me 200 gradë. Pjekja zgjat 30 minuta.

Kur Petat i Kemi të Gatshme

Kur petat i kemi të gatshme procesi është më pak i mundimshëm. Edhe në përgatitjen e roleve me presh dhe djathë në këtë rast ndjekim të njëjtin proces si në rastin e petave të bëra vet.

Për të shmangur tharjen e petave, AgroWeb.org ju sugjeron që në një tas të vogël të hidhni pak qumësht dhe pak vaj ulliri.

Përmes një furçe kuzhine spërkasim të gjitha roletë e mbushura me që kemi vendosur në tepsi.

Këtë proces e kryejmë edhe në fund të pjekjes së dredhanikut, sapo të kemi fikur furrën.

Comments