DREJTËSIA SELEKTIVE

95

Shënim nga Selim Ibraimi @CSSDMacedonia–
Kryeministri Zoran Zaev po përpiqet, së bashku me ministrinë e drejtësisë, të sigurojë votat për ndryshimet në ligjin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP)-së në emër të interesit të shtetit dhe të vazhdojë amnistinë sipas politikës ditore dhe interesave të koalicionit. Në të vërtetë koalicioni i tij po vë një vrimë të zezë mbi qeverisjen e tij përpara zgjedhjeve evropiane dhe opsionet e KE-së për të filluar bisedimet me Maqedoninë Veriore.
Me këtë qeveri dhe amnisti që filloi me deputetët e VMRO-së, përpara ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe po vazhdon për statusin e PSP-së, qeveria dhe partnerët e saj po japin një shembull të keq të sundimit të ligjit, korrupsionit dhe natyrisht se drejtësia selektive në Maqedoninë Veriore do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës – duke nxitur zhgënjimin ndëretnik dhe qytetar për shtetin e shumëpritur ligjor.
Misioni i kryeministrit Zaev po testohet me lojën për sundimin e ligjit dhe mbështetjen që merr nga Perëndimi, duke mos ju kushtuar aq vëmendje pazareve qeveritare mbi të drejtën.

Comments