Drita konfirmohet kampione, Drenica drejt rënies në Ligën e Parë – kështu duket tabela e Superligës së Kosovës një xhiro para fundit

64

Një xhiro para përfundimit të sezonit në Superligën e Kosovës, Drita ka siguruar titullin e kampionit, pas barazimit 2:2 mes Gjilanit dhe Ballkanit.

MÖBEL THEMA

Derisa çështja e titullit është përcaktuar, punë e madhe mbetet për t’u bërë te skuadrat për mbijetesë.

Kjo xhiro, solli një fitore të Trepçës ’89 në udhëtim te Feronikeli, duke bërë që Drenica të bie në pozitën e 9, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Parë të Kosovës.

Në xhiron e fundit, Trepça ’89 takohet me Prishtinën, ndërsa Drenica me Dukagjinin.

Një xhiro para përfundimit të kampionit, tabela e Superligës së Kosovës duket si në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/

Comments