Driton Selmanaj në seancë, nuk e pengojnë deputetët e VV-së

88

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është duke marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai nuk është penguar nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse nga kjo parti Selmanaj është shpallur person i padëshirueshëm në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pas deklaratave të tij drejtuar për deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Saranda Boguejvci e ftuar në emisionin “Frontal” në T7 pati thënë se këto deklarata e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.

“Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, msohesh me gjet mënyrën me jetu nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe une do të jetoj me këtë pjesë deri sa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci.

Ndërsa, Selmanaj ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.

Selmanaj i tha Gazetës Express se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij./Gazeta Express/

Comments