Dua Lipa jep motin e Kosovës në televizionin francez

228

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka parashikuar motin e Kosovës në një televizion francez.

E ftuar në “TMC TV”, Lipa dhuroi spektakël në emisionin “Quotidien” duke dhënë parashikimin e motit.

Në një moment ajo përmend edhe motin në Prishtinë, duke treguar prejardhjen e saj.

“Le të shikojmë motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Është 22 gradë celsius. Direkt nga Parisi, natën e mirë”, ka thënë ajo teksa është përcjellë me shumë duartrokitje.

Këtë moment, Lipa e ka ndarë me fansat e saj edhe në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/BaZ36JnlvQ1/

Comments