Duele interesante luhen sonte në Ligën e Evropës

135

Kompeticioni i dytë nga UEFA do të jetë sonte në aksion.

Evropa Liga rikthehet në aksion sonte ku luhen disa përballje të rëndësishme, shkruan lajmi.net.

Sonte në program janë 15 ndeshje që luhen në dy orare të ndryshme, nga ora 18:45 dhe 21:00.

Moebel THEMA

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Leicesterit dhe Napolit, ku të dyja skuadrat synojnë të arrijnë suksese në këtë kompeticion.

Lyoni i Xherdan Shaqirit është mysafir i Rangersit, ndërsa Lazio e Vedat Muriqit i shkon Galatasarayt.

Kampion aktual i Europa Ligës është Villarreal që edicionin e kaluar mposhti në finale Manchester Unitedin.

Këto janë të gjitha përballjet që luhen sonte në kuadër të Ligës së Evropës. /Lajmi.net/

Comments