Dy javë nga fillimi i shkollës, nxënësit shqiptarë të Bërnjarcës dhe Idrizovës akoma në shtëpi

66

Nxënësit e fshatit Bërnjarcë dhe Idrizovë të Komunës Gazi Babë vazhdojnë të bojkotojnë procesin edukativo arsimor, tashmë dy javë. Kreu i komunës Gazi Babë hesht, ministrja e Arsimit, Milla Carovska tha se nuk mund të ndihmoj asgjë në këtë rast sepse kjo problematikë është kompetencë e pushtetit lokal. Nga ana tjetër, Carovska tha se bojkoti i mësimit është në kundërshtim me interesat e fëmijëve dhe fushatë politike në kurriz të nxënësve.

“Unë mund të ndihmoj vetëm aty ku janë kompetencat e mia. Kjo nuk është kompetencë e imja prandaj I refereohem një dialogu konstruktiv në nivel lokal ku do të pajtohen dhe nëse komuna I realizon të gjitha kërkesat ne do të gjejmë mënyrën ta mbështesim këtë proces. Mirëpo, dialogu dhe vendimet miratohen në nivelin lokal, pastaj ministria e ka pjesën e saj. Derisa diçka nuk është kompetencë e imja unë nuk dua të përzihem në përgjegjësitë dhe ingerencat e pushteteve tjera”- deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Nga këshilli i prindërve të fshatit Bërnjarcë thanë se nuk do të heqin dorë nga vendimi për bojkot deri në zgjidhjen e problemit.

Moebel THEMA

“Fëmijët shkojnë te njëri tjetri dhe sikur i bëjnë detyrat, ashtu siç munden edhe nëpërmjet internetit shikojnë në telefon. Derisa të gjendet një zgjidhje për këta fëmijë në jemi në bojkot edhe nëse është nevoja gjithë vitin nuk do ti lëmë të shkojnë”- pohoi Ekrem Saliu, Këshilli i prindërve të fshatit Bërnjarcë

Në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë mësojnë pak nxënës në paralelet në gjuhën maqedonase. Pas përfundimit të mësimit të këtyre nxënësve shkolla mbyllet ndërkohë që rreth 60 nxënës shqiptarë që jetojnë në këtë fshat detyrohen që mësimet t’i ndjekin në shkollat e Haraçinës. Këshilli i prindërve nuk përjashton as organizimin e protestave dhe bllokimin e rrugëve.

Melihate Rustemi

Comments