Dy persona të dyshimitë me coronavirus janë arratisur nga spitali i Shtipit

257

Dy pacientë sot pasdite thyen një dritare dhe u arratisen nga spitali i Shtipi. Pacientët kishin ardhur nga Italia dhe ishin paraqitur në spital, konfirmoi për “Telma” ministri i MPB-së, Naqe Çulev.

Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe partnerja e tij shtetase kroate të cilët para disa ditëve erdhën nga Italia.

MÖBEL THEMA

Burri ka pasur simptoma të coronaviursit, ndërsa së bashku me gruan janë dërguar në Shtip në njësinë infektive. Atje pacientët janë bërë agresiv dhe të dy kanë ikur pas që thyen dritaren.

Ata janë zbuluar se gjenden në shtëpinë e tyre në Vinicë, ku sipas MPB-së, së bashku me ekspertët nga Instituti për Shëndet Publik po përpiqen që t’i kthejnë në spital./Telegrafi/

Comments