Dy raste të tjera me koronavirus në vendin tonë

639

Regjistrohen dy raste të reja me virusin Korona. Ky është informacioni i bërë i ditur në orët e pasdites nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimin zyrtar, bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për në orën 19:30 ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të jepen detaje mbi paraqitjen e rasteve të reja me virusin korona. Paraprakisht, qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarje e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 Mars.

Comments