Dy të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike

142

Dy persona të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike.

MÖBEL THEMA

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se dy nga 47 të infektuarit që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive janë në gjendje kritike.

QKUK po ashtu ka bërë të ditur se 10 persona janë duke pritur rezultatet e mostrave, kurse katër raste kanë rezultuar negativ në COVID-19, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit nga 47 pacientë sa janë në Klinikën Infektive, 41 janë në gjendje stabile, 4 raste kanë nevojë për oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në Klinikën Infektive në QKUK, sipas raportit ditor, janë të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.

Me Covid-19 janë 47 raste, për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;

47 raste të infektuar me Covid-19

41 kanë gjendje stabile

4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,

2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik. /Lajmi.net/

Comments