Dy trajnerët e njohur që mund të zëvendësojnë Valverden te Barcelona

197

Eliminimi i papritur nga Liga e Kampionëve duke u përmbysur nga Liverpool, ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për një emër të ri për bankinë.

Katalanët janë duke konsideruar dy emra për të zëvendësuar Ernesto Valvedes.

MÖBEL THEMA

Bëhet fjalë për Ronald Koeman, trajnerin e Kombëtares së Holandës, dhe  Erik ten Hag, trajnerin që me Ajax këtë sezon ka mahnitur Evropën, duke arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell ‘lajmi.net’.

Koeman nuk është një emër i panjohur te Barcelona, pasi gjatë karrierës si futbollist, në 192 paraqitje ka shënuar 67 gola./Lajmi.net/

Comments