Dyshohet se Betim Reçica u zgjodh sekretar me dokumente të falsifikuara

146

Ne vitin 2018, derisa Ministria e Infrastrukturës udhëhiqej nga Pal Lekaj, shpalli konkurs për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.

MÖBEL THEMA

Kriter kryesor për t’u përzgjedhur në këtë pozitë ishte “së paku 8 vjet përvojë pune profesionale, përfshirë së paku 5 vjet ne nivelin drejtues, pas diplomimit në universitet”.

Për këtë pozitë aplikoj edhe Betim Reçica i cili edhe u përzgjodh si kandidat i suksesshëm. Kjo përzgjedhje erdhi pas shume presioneve që ishin bërë mbi anëtarët e komisionit vlerësues nga ish-ministri Pal Lekaj, i cili në atë kohë ishte edhe anëtar i Këshillit për Emërime te Larta.

Por, a kishte Betim Reçica përvoje pune profesionale së paku 5 vite në nivelin drejtues?

Duke qenë se Betim Reçica nuk kishte asnjë ditë përvojë pune në pozita udhëheqëse, ai bëri një veprim të “guximshëm”.

Sipas një investigimi të bërë nga Indeksonline, rezulton se Betim Reçica ka falsifikuar dokumente për ta përmbushur këtë kriter, pra është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës pa pasur asnjë ditë përvojë pune në nivel drejtues.

Ai në CV-në e tij ka paraqitur një kontratë pune me kompaninë “Kuinda” ShPK nga Shqipëria, duke mashtruar se kinse ka punuar në këtë kompani nga viti 2006-2012 në pozitën Menaxher i Departamentit Ligjor.

Indeksonline ka siguruar këtë dokument dhe e ka analizuar në detaje ku në të figuron se Betim Reçica ka punuar nga viti 2006 deri në vitin 2012 në Shqipëri, dhe këtu menjëherë lind dyshimi se si ka mundësi që ai ka punuar në atë kohë në Shqipëri përderisa ai është i punësuar në Ministrinë e Infrastrukturës që nga viti 2008 si zyrtar i Prokurimit.

Me datë 17 shkurt redaksia jonë i ka dërguar një email kompanisë në fjalë ku e kemi pyetur në lidhje me kontratën e paraqitur nga Betim Reçica dhe menjëherë kemi pranuar përgjigje nga kjo kompani e cila konfirmon se Betim Reçica asnjëherë nuk ka punuar në këtë kompani.

Madje kompania thotë se në organogramin e kësaj kompanie nuk figuron një pozitë e tillë.

“Dokumenti që ishte bashkëngjitur e-mail te dërguar nga ju, nuk është lëshuar nga kompania jonë dhe as nuk mund të jetë kontratë pune sipas Kodit të Punës së Shqipërisë. është hera e parë që dëgjojmë për këtë emër” thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Kompania “Kuinda ShPK”, është një kompani distribucioni të pijeve të ndryshme. Në organogramin e saj nuk ekziston një Departament ligjor, as edhe një jurist i vetëm i punësuar aty, dhe sidomos nuk ekziston një Menaxher i këtij departamenti.

Kuptohet qartë që nga kompania “Kuinda” nuk mund të jenë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore për zotërinë në fjalë” thuhet në vazhdimin e përgjigjes së kësaj kompanie.

Me poshtë shihni CV-në e Betim Reçicës, kontratën e falsifikuar të kompanisë “Kuinda” ShPK e cila është vetëm me vulë dhe e pa nënshkruar nga punëdhënësi.

Indeksonline ka siguruar edhe një kërkim në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të Republikës se Shqipërisë nga ku konfirmohet se Betim Reçica asnjëherë nuk ka punuar në Shqipëri dhe as nuk është i regjistruar ne sistemin e të punësuarve në Shqipëri.

Pas gjithë këtyre gjetjeve, ne kemi kontaktuar përmes telefonit me Sekretarin e Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica dhe e kemi pyetur se a ka punuar në Shqipëri gjatë asaj periudhe dhe a ka aplikuar me këtë kontratë për sekretar të ministrisë?

Ai është munduar t’i anashkaloi pyetjet tona duke thënë se të gjitha dokumentet me të cilat ka aplikuar janë në MAPL dhe se përzgjedhja e tij është bërë në mënyrë krejtësisht transparente.

“Unë kam apliku dhe i kam plotësuar të gjitha kriteret dhe jam zgjedhë në mënyrë krejtësisht transparente. Kjo që po bëni ju është tendencioze nga një grup personash dhe e cenon integritetin tim dhe keni kujdes çka po shkruani sepse unë jam jurist dhe e di si funksionon ligji!?

Ndërsa ne kemi insistuar duke e pyetur se a keni punuar në kompaninë “Kuinda” ShPK në Shqipëri, sekretari Betim Reçica na e ka ndërprerë telefonin dhe nuk është përgjigjur më.

Sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës falsifikimi i dokumenteve zyrtare është vepër penale e dënueshme deri në 5 vite burgim.

Comments