E dashura e Cristiano Ronaldos vishet nga kreatorja shqiptare

494

Georgina në një ‘event’ në Shanghai është paraqitur me veshjen e dizajnuar nga një shqiptare.

MÖBEL THEMA

Georgina Rodriguez është bërë emër shumë i njohur për publikun pas lidhjes me Cristiano Ronaldon, bukuroshja ishte dje e ftuar në një organizim të mbajtur në Kinë, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja me prejardhje nga Argjentina ishte paraqitur me një fustan të dizajnuar nga dizajnerja shqiptare Lia Stublla, e cila e konfirmoi vetë këtë me një postim në Instagram.

fustani bust në ngjyrë ulliri i Georgina-s, me një të çarë anash që i tregonte këmbën, ishte punim i stilistes shqiptare. /Lajmi.net/

Comments