E FUNDIT/ Aksident masiv në mes të Tiranës, përfshihen disa makina (FOTO LAJM)

41

Një aksident masiv ka ndodhur këtë të diel në Tiranë, tek kryqëzimi i Komunës së Parisit.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mjeti i grumbullimit të mbeturinave, i cili ka përplasur makinat e tjera.

MÖBEL THEMA

Nga të dhënat e para mësohet se një person ka mbetur i lënduar, drejtuesi i mjetit të grumbullimit të mbeturinave, ndërsa drejtuesit e tjerët të makinave të përfshira në aksident nuk kanë dëmtime serioze.

Ndërkohë policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve nga ura e “Vasil Shanto”, deri tek kryqëzimi i “Komunës së Parisit”. /tch/

Comments