E FUNDIT/ Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, 42-vjeçarja humb jetën

38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se një 42-vjeçare është hedhur nga kati i 5 i një pallati.

Gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

MÖBEL THEMA

“Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja S. H., 42 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku dhe po punojnë për zbardhjen e rastit”, njofton Policia. /albeu.com/

Comments