E FUNDIT/ Prokuroria kërkon ndalimin e Marsida Qatjas

513

Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e Marsida Qatjas.

Ky urdhër i Prokurorisë vjen pas vrasjes së Dritan Haxhollit dhe plagosjes së Bledar Toçit në banesën e saj.

Qatja ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje në polici, dhe sipas prokurorisë ajo duhet të ripyetet.

Gjatë marrjes në pyetje në polici Qatja ishte shprehur se Haxholli i kërkonte marrëdhënie seksuale, ndërsa sot përpara mediave nuk e pranoi një gjë të tillë.

Po ashtu gjatë marrjes në pyetje dje Qatja ka pranuar që ka qenë përdoruese kokaine, ndërsa në intervistat e dhëna për mediat ka pretenduar të kundërtën, dhe se në shtëpinë e saj nuk është gjetur lëndë narkotike.

Gjatë një prononcimi të sotëm për mediat, Qatja u shpreh se me asnjë prej personave të përfshirë në konflikt nuk kishte marrëdhënie intime, dhe Toçit i kishte kërkuar ndihmë që të mund të mbante larg Haxhollin pasi ky i fundit e kërcënonte. /albeu.com/

Comments