E FUNDIT/ Shpërthen tritoli në Nikël

57

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Nikël Krujës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në orën 01:00 të ditës së sotme duke shkaktuar dëme materiale në një parukeri.

MÖBEL THEMA

Për fat të mirë nuk njoftohet për njerëz të dëmtuar, përveç dëmeve materiale.

Gjatë mëngjësit të sotëm policia ka mbledhur provat dhe kreu procedurat e nevojshme për të zbuluar autorin apo autorët e ngjarjes së rëndë.

Shpërthimet me tritol janë kthyer në normalitet në zonën e Niklës dhe Fushë-Krujës prej disa vitesh tashmë

Comments