E konfirmon Agim Veliu: S’jemi aq afër marrëveshjes me Vetëvendosjen

189

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se nuk janë aq afër arritjes së marrëveshjes me VV-në.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ai në një intervistë për Klan Kosova ku u pyet në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të besidimeve me VV-në për arritjen e koalicionit qeverisës.

“Kështu s’di sa ne kemi me pritë, por sa ka kohë VV-ja t’i ofrojë zgjidhje dhe t’i ofrojë mundësi partnerit të koalicionit që po i thotë “eja të qeverisim bashkë””.

“Por eja të qeverisim bashkë” ashtu dhe vetëm ashtu si them unë nuk shkon ajo, ato nuk ecin bashkë”.

“Kështu që  VV-ja duhet me i marrë përgjegjësitë që i ka. Ajo e ka përgjegjësi që t’i themelojë institucionet me marrë hapa me i bo veprime,sepse ajo ka dalë partia e parë. LDK-ja i ka hap zgjedhjet nuk është parti e parë, është parti e dytë. Edhe duke qenë në këtë situatë do të thotë jemi të detyruar t’i presim hapat e VV-së ajo është përgjegjëse për themelim të institucioneve.Nuk kisha thënë që jemi aq afër”, ka thënë Veliu.

Comments