E ndanë nga bashkëshortja dhe 3 fëmijët, rrëfehet shqiptari i dëbuar nga Italia me firmën e Salvinit

537

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini firmosi dëbimin e Muhamed Mekaca nga Kosova, duke e cilësuar si person i rrezikshëm që mbështet organizata ekstremiste.

Ndërkohë, 43 vjeçari ka mohuar që mbështet ndonjë organizatë ekstremiste, duke thënë se ai u dëbua nga Italia sepse pushtetarët italianë janë racistë.

Qeveria italiane ka dëbuar vetëm 43-vjeçarin duke lënë në Itali gruan dhe tre fëmijët e tij.

“Mendoj se u dëbova se jam praktikues i fesë islame, e kemi xhaminë dhe në të gjendet qendra kulturore ‘Restelica’, nuk e di pse. Në dekretin e zëvendës kryeministrit italian është thënë se unë jam i rrezikshëm për qytetarët në Itali. Unë nuk jam i rrezikshëm, nuk i përkas asnjë organizate dhe nuk e përkrahi ISIS-in”, tha i dëbuari.

Comments