E nxorrën kokën edhe minjtë e gjirizeve!

111

Shumë kandidatë shqiptarë kanë provuar të dalin si minj të gjirizeve për këshilltarë komunalë për zgjedhjet vendore nën siglën e partisë mëmë të idealit titist brenda SDSM-së!

Me të mbaruar afati për shpalljen listave pë këshilltarë komunalë në KQZ, partitë politike shpallën kandidatët e tyre dhe bashkë me ta dolën në sipërfaqe edhe minjtë shqiptarë të gjirizeve me flamuj të SDSM-në (si në kohën e ‘druzhe’ Titos) në duar si kandidatë për këshilla komunale, duke i sfiduar partitë shqiptare.

SDSM-ja është pasardhëse e partisë komuniste e cila ende nuk është distancuar nga krimet dhe dëbimet me dhunë e presion ndaj shqiptarëve për gati gjysmë shekulli në ”drzhavën severna” gjatë komunizmit jugosllav, presion ky që vazhdon edhe sot përmes shtytjes së emigrimit.

Prandaj, përderisa ky subjekt politik nuk distancohet nga e kaluara jo e largët e persekutimeve, gjenocidit, spastrimit etnik dhe krimeve të komunizmit që shkaktoi ndaj shqiptarëve në Republikën Maqedonisë, e cila vazhdoi me valën e egër antishqiptare që njihet më vonë si lufta kundër ”nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”, që nga 45′ dhe deri në shpalljen e pluralizmit, shqiptarët e ndershëm dhe atdhetarë nuk kanë pse të bëhen pjesë e tufës së minjve të SDSM-së dhe haleve të tyre, përkundrazi është turp ta që po tundin atë flamur të persekutorit në këto zgjedhje vendore që vrau dhe pesekutoi mijëra shqiptarë vetëm se flisnin një gjuhë tjetër nga sllavishtja e Gligorovit.

Partitë shqiptare dhe sidomos udhëheqja e tyre nuk dallojnë shumë nga minjtë e gjirizeve që ka përzgjedhur dhe joshur SDSM-ja dhe sukthi Zajko për këto zgjedhje, kur ata për tri dekada kanë dëshmuar lojalitet të paparë karshi kushteve dhe udhëzimeve të prera të despotëve sllavomaqedonë në qeveritë e koalicionit, ku partitë shqiptare nuk do kërkojnë status të barabartë në drzhavën demokratike të ”severnës”, por kanë pranuar vasalitet dhe nënshtrim, një status denigrues të bashkësisë së pakicës pa identitet dhe pa gjuhë për shqiptarët.

Moebel THEMA

Nuk mund të thuhet dhe t’i atribuohet e njëjta gjë për këshilltarët komunalë nga radhët e partive politike shqiptare, pasi ato nuk kanë peshë vendimarrëse madje as kryekomunarët nuk kanë kompetencat siç duhet t’i ketë pushteti vendor, ndaj përgjegjësinë duhet kërkuar te ”shfalerkat” tona në bordellon qeveritare dhe në godinën e Parlamentit në Shkup.

Prandaj, këta lloj patriotë të qylit e të pilafit si këta me flamujt e SDSM-së në duar, nuk kanë më të drejtën e tundjes dhe krekosjes me flamur shqiptar para turmave dhe shesheve për të demonstruar si lidhje e fortë e vëllazërim-bashkimit” të ri, pasi atë të drejtë të krenarisë me flamur shqiptar e kanë për ta humbur përgjithmonë.

Turpi dhe tradhtia mes partive shqiptare të qeverisë së koalicionit dhe minjve shqiptarë të gjirizeve të SDSM-së në këshillat komunale, është se të dya palët i shërbejnë antishqiptarizmit si në qeveri ashtu edhe në këshillin komunal, ku të parët në qeverinë e koalicionit vulosën aktin e lart të tradhtisë kombëtare duke nënshkruar kushtetutën e re si pakicë shifrash ndërsa të dytët në këshillat komunale si shërbetorë të Zajkos, do mbrohen me badinter nga majorizimi i shqiptarëve si psh. ruajtjen dhe mosndryshimin e rrugëve në komunat me shumicë shqiptare me emra si: Marshall Tito, JNA, Ivo Lola Ribar,etj.
Ata nuk ndryshojnë dhe nuk ndahen mes tyre janë thjeshtë si sapuni dhe shparca!

Qytetarët shqiptarë gjenden para një sprove të madhe, ku ose do të vazhdojnë të votojnë për kandidatët shqiptarë për këshilltarë komunalë ose do gabojnë dhe të votojnë edhe për minjtë e gjirizeve të SDSM-së, për shkak të joshjeve materiale dhe premtimeve për nevojtarët e shumtë si forma presioni.

Gjithsesi, nëse qytetarët shqiptarë vendosin të shkojnë të votojnë e mira e së mirës është që minjve të SDMS-së mos u lënë teren të lirë të helmatosin mjedisin shqiptar. Medai Shaholli

Comments