E pabesueshme, Barcelona kalon 1 miliard euro përfitime

85

Barcelona do të bëhet skuadra e parë sportive në botë që do të kalojë shifrën e 1 miliard eurove të ardhura.

Lajmin e konfirmoi vetë drejtori ekzekutiv i katalanasve, Oskar Grau, ndërsa klubi mbylli bilancin për sezonin 2018-2019, duke zbuluar buxhetin për këtë vit.

Barcelona parashikon që të arkëtojë 1,047,000,000 euro këtë sezon, 57 milionë euro më shumë se sezoni i shkuar, me një fitim bruto prej 40 milionë eurosh, ndërsa neto (pas taksave) 11 milionë.

Në zonën e shitjeve është shënuar një rritje prej 24%, duke arritur në total 62 milionë euro.

MÖBEL THEMA

Kjo rritje ka ardhur si kontribut i afrimit të sponsorëve të rinj dhe përmirësimit të shifrave ekonomike pas rinovimit të kontratave të vjetra.

Për t’u vënë në dukje është suksesi në vitin e parë të vetëmenaxhimit të dyqaneve zyrtare të klubit dhe licencave komerciale, të cilat siguruan një të ardhur prej 63 milionë eurosh.

Pavarësisht se kampionët e Spanjës bënë blerje të shtrenjta, shpenzimet për transferimet e tyre pësuan një rënie prej 46% (97 milionë euro në total).

Kjo shpjegohet me injektimin e të ardhurave nga pagesa e klauzolës së shitjes së Neymarit te PSG.

Për të arritur objektivin e xhiros vjetore të 1 miliard eurove, Barcelona ka menduar që të ulë edhe rrogat e departamentit sportiv me 3%. Që do të thotë, nga 525 milionë euro në total, kjo shifër do të zbriste në 507 milionë euro.

Comments