E pabesueshme/ Klubi i Premier League as ka blerë as ka shitur lojtar

81

Lumi - Fahrschule

Tottenhami wshtw i vetmi klub i Premierligës që nuk ka transferuar asnjë lojtar gjatë afatit kalimtar të verës. Por, ky fakt nuk paraqet problem për trajnerin e klubit, Mauricio Pochettino.

Verën e kaluar Tottenhami shpenzoi 121,5 milionë euro për transferimin e pesë lojtarëve të rinj. Megjithatë, këtë verë ata nuk kanë bërë asnjë shpenzim pasi që trajneri është i lumtur me skuadrën që ka, si dhe ata duhet të kursejnë pasi që janë duke ndërtuar stadiumin e ri.

MÖBEL THEMA

“Jam i lumtur që e kemi mbajtur të gjithë skuadrën së bashku, ka shumë spekulime në afatin kalimtar të verës për largimin e lojtarëve”, ka thënë Pochettino.

“Klubi është duke tentuar ta përfundojë ndërtimin e stadiumit sa më shpejt që është e mundur. Është e vështirë për të tjerët në futboll ta kuptojnë se Tottenhami nuk ka blerë apo shitur asnjë lojtar, por nganjëherë në futboll, duhet të sillesh ndryshe”.

“Jemi të lumtur me skuadrën tonë dhe nuk mund ta përmirësojmë atë. Është më mirë ta mbash të gjithë skuadrën së bashku, ne besojmë shumë në lojtarët tonë”.

Comments