Pacolli: Krijimi i ushtrisë së Kosovës ngrit kapacitetet për mjedis të sigurt

83

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në takimin e ministrave të koalicionit kundër ISIS-it, u deklarua se Kosova qëndron fuqishëm në krah të SHBA-së në luftën kundër kësaj organizate terroriste.

Siç njofton MPJ, Pacolli u shpreh se krijimi i Ushtrisë së Kosovës ngrit kapacitetet në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt

MÖBEL THEMA

Ndërkaq, bëhet e ditur në komunikatë se i pari i MPJ-së para të pranishmëve ka treguar hapat konkret, që shteti i Kosovës bashkë me SHBA-në ka ndërmarrë në vazhdimësi në këtë drejtim.

Në këtë njoftim, MPJ ka treguar se Pacolli ka dal në foto me ministrat e jashtëm dhe është publikuar në mediat më të rëndësishme.

“Ndërkohë, një shtrëngim duarsh ndërmjet sekretarit Pompeo dhe ministrit të jashtëm të Kosovës, Pacolli, pas fotos familjare me ministrat e jashtëm pjesëmarrës ka marrë vëmendjen dhe është publikuar në mediat më të rëndësishme të botës”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ministrisë së Punëve të Jashtme.

Comments