E rëndë në Durrës, 13-vjeçari mbytet në vaskat e peshkut

56
Loading...

Një djalë i mitur 13-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës, nga banorët e zonës.

Mësohet se Leonardo Lica kishte humbur që prej mbrëmjes së djeshme dhe po kërkohej nga familjarët e tij përgjatë gjithë natës në Durrës dhe në zonat përreth. Vetëm mëngjesin e sotëm u zbulua trupi i tij i pajetë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Leonardo kishte shkuar për t’u larë tek ish-vaskat e peshkut dhe aty ka humbur jetën duke u mbytur në ujë. Banorët kanë gjetur pranë vaskave edhe rrobat e djalit, që kishte hyrë në ujë për t’u freskuar por nuk mundi të dilte i gjallë prej andej.
Ai është fëmija i kartërt i një familjeje nga Dibra, që është vendosur prej disa vitesh në lagjen nr.14, në Durrës. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton rreth zbardhjes së tragjedisë.

Loading...
Comments