E RRALLË! KRYEMINISTRJA E NJOHUR SHKON ME BEBEN 3 MUAJSHE NË KRAHË NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-SË!

52

Deutsch-ABC

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardem, ka tërhequr vëmendjen e opinionit, pasi në mbrëmjen solemne në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, u paraqit bashkë me foshnjën e saj tre muajshe Neve Te Aroha.

Në prag të sesionit të rregullt të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, u mbajt Samiti i Paqes, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së ish-liderit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Vëmendjen më të madhe në mbrëmjen në fjalë, e tërhoqi shefja e qeverisë së Zelandës së Re, Ardem, e cila gjatë gjithë kohës, mbante në duar beben tre muajshe.

E përditshmja “Herald“, shkruan se bashkëshorti i kryeministres, Clarke Gayford, i pranishëm në mbrëmjen, publikoi në Twitter akreditimin me të cilin bebes i është lejuar prania në event.

MÖBEL THEMA

Akreditimi ka qenë i titulluar “Bebja e Parë e Zelandës së Re”.

“Për fat të keq, nuk munda t’i fotografoj fytyrat e befasuara të anëtarëve të delegacionit japonez kur hynë në dhomën ku po bënin ndërrimin e pampersit”, shkroi Gayford.

Kryeministrja Ardem, pritet t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 27 shtator dhe nuk do të ishte aspak surprizë nëse sërish shfaqet në shoqërinë e “bebes së parë të Zelandës së Re”.

Pas ish-kryeministres së Pakistanit, Benazir Bhutto, Arden është kryeministrja e dytë që lind gjatë mandatit.

Comments