E shpallin të vdekur, reagon keq Aida Doçi

22

Nuk është hera e parë që personazhe të njohur të showbiz-it ndërkombëtar, por së fundit edhe atij shqiptar dëgjojnë lajme të tmerrshme për veten.

E fundit që ka lexuar lajmin e vdekjes së saj është këngëtarja nga Kosova, Aida Doçi. Disa portale në Kosovë kanë shkruar se Aida është vrarë nga xhaxhai i saj, madje kanë shkuar edhe më tej duke komentuar se lajmi ka tronditur edhe familjarët e të gjithë të njohurit.

Për fat të mirë, asgjë nga këto trillimi nuk janë të vërteta dhe për këtë, Aida ka reaguar vetë në rrjetet sociale.

Pas një fotoje nga portalet në Kosovë, Aida ka shkruar: “Qe nja dy tri her pom vrajn qishtu qito Gazeta. Mazi edhe kur t’vdes pernime tutna skan me besu ma”.

Duket se këngëtarja e ka kaluar me sportivitet lajmin e tmerrshëm, por për fat të keq, lajme si këto po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.

Comments