E tmerrshme: Aeroplani i kombëtares në botërorin e Rusisë përfshihet nga zjarri (VIDEO)

304

Kombëtarja e Arabisë Saudite i ka shpërtuar më së keqes.

Aeroplani i kombëtares së Aravisë Saudite ka marrë zjarr gjatë fluturimit, teksa skuadra po udhëtonte drejt Rostov, ku do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A kundër Uruguait të mërkurën.

Në një komunikatë zyrtare, federata saudite ka saktësuar se: “Federata e Arabisë Saudite kërkon t’ju sigurojë se të gjithë pjesëtarët e stafit janë mirë”.

“Aeroplani është ulur pak minuta më parë në aeroportin e Rostov dhe i gjithë personeli ndodhet në rezidencat përkatëse”.

Avioni ka qenë një “Russian Airliens Air Bus A319-100” dhe askush nuk ka mbetur i dëmtuar nga incidenti.

Lojtarët janë filmuar duke dalë nga mjeti.

Comments