Eco Guerilla: Qeveria po ndot Tetovën, nuk ndërtohet qarkorja për zhbllokimin e komunikacionit

293

Lëvizja Eco Guerilla reagon për joseriozitetin e Qeverisë, ku dje paraqiti planin strategjik për zhvillimin e infrastukturës rrugore, me të cilin anashkalohet Tetova.

Segmentet rrugore me frekuencë më të madhe qarkullimi në Maqedoni janë Tetovë-Gostivar (rreth 12.000 automjete në ditë) dhe Tetovë-Shkup (rreth 11.000 automjete në ditë). Për të qarkulluar prej këtyre dy segmenteve në rrugën Tetovë-Jazhincë (që ka qarkullim rreth 8.000 automjete në ditë) duhet të hyhet brenda qytetit të Tetovës.

Me këtë shkaktohet ndotje dhe kaos i trafikut. Qeveria as në planin për vitin 2019 as në planin strategjik 2019-2030 nuk ka paraparë ndërtimin e qarkores për të lidhur këto rrugë.

Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria të rishikojë planin dhe të ndërtojë qarkoren që do ndikojë dukshëm në ndotjen e ajrit në Tetovë.

EcoGuerilla,

Tetovë, 23.01.2019

Comments