Edhe Haradinaj reagon për marrëveshjet e arritura në Mynih

517

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat të arritura në Mynih mes Kosovës e Serbisë.

MÖBEL THEMA

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se tanimë duhet edhe marrëveshja finale, që sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke, shkruan lajmi.net.

“Duartrokas presidentin Trump dhe të dërguarin Grenell për vizionin dhe lidershipin në funksionalizimin e hekurudhave dhe autostradave për lidhjen e Kosovës dhe Serbisë. Tani është e nevojshme edhe finalja e madhe e marrëveshjes: njohje reciproke, ashtu siç presidenti Trump ka nënvizuar në letrat e tij”, ka shkruajtur Haradinaj.

Ndërkaq për marrëveshjet e arritura në Mynih nuk kanë reaguar zyrtarisht nga Qeveria Kurti. /Lajmi.net/

Comments