Edhe Lutfi Haziri ka pasuri milionëshe

96

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, (AKK).

Haziri ka deklaruar se ka para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare rreth 180 mijë e 202 euro, shkruan Insadjeri.

Haziri këto para i ka të shpërndara në katër banka financiare, ku në njërën prej bankave që ka deklaruar vlerën prej 52 mijë euro, është banka zvicerane “Migros Bank”. Ndërsa në katër banka të tjera ka shpërndarë paratë e tjera.

Haziri ka deklaruar edhe dhjetë parcela të tokës dhe një banesë, që kapin vlerën e 1 milionë e 650 mijë eurosh.

Të gjitha këto parcela tokë Haziri ka deklaruar se i ka të trashëguara nga i ati, përpos njërës, prejardhjen e së cilës e ka deklaruar si të blerë nga vetë ai.

Edhe banesën e deklaruar me 198.00 metra katrorë, prejardhja e saj ka deklaruar se është e blerë, në vitin 2005, në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Haziri në AKK ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Hyunday Matrix”, e blerë në vitin 2006 dhe ka vlerën 3 mijë euro.

Comments