Edhe një dibran ndërron jetë nga koronavirusi

287

Edhe një dibran ndërron jetë nga koronavirusi

Dibranët humbën edhe një bashkëqytetarë të tyre nga sëmundja e koronavirusit. Pas viktimës së parë, që ndërroi jetë në Spitalin shtetëror në Shkup, një familje dibrane në SHBA informon se në Amerikë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i moshës 58-vjeçare, i cili kohë më parë, ishte në Dibër dhe ka marrë pjesë në një ceremoni, përcjell Gazeta Express.

MÖBEL THEMA

Bëhet fjalë për një familjar i cili nga SHBA kishte arritur në Dibër me rastin e vdekjes së dhëndrit të tij. Ai ka qëndruar disa ditë në Dibër dhe këtu është sëmurë nga koronavirusi. Pastaj ka udhëtuar për në SHBA dhe situata e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është hospitalizuar në vendin ku ka jetuar me familjen e tij, në State Island. Me këtë, Dibra shënon dy viktima nga koronavirusi.

Përndryshe, numri i të prekurve nga koronavirusi në Dibër aktualisht është 40, kurse sipas institucioneve shëndetësore, në izolim shtëpiak janë 126 persona. Në Njësinë e Entit për shëndet publik thonë se në kontinuitet ndiqet shëndeti i personave.

Comments