Edhe Rumania shpall “karantinë totale”

139

Presidenti rumun, Klaus Iohannis ka thënë më 24 mars se do të angazhojë ushtrinë për të ndihmuar në zbatimin e “karantinës totale” me qëllim të ngadalësimit të përhapjes së koronavirusit të ri, në kohën e rritjes së numrit të rasteve.

Rumania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 16 mars, mirëpo numri i rasteve ka vazhduar të rritet ndjeshëm, meqë njerëzit kanë injoruar rekomandimet e qeverisë për të qëndruar brenda.

Më 24 mars, autoritetet kanë raportuar për 186 raste tjera – shifrën më të lartë të shënuar në baza ditore – dhe një vdekje, duke e dërguar në 762 numrin e rasteve të infektuara dhe në tetë atë të fataliteteve.

MÖBEL THEMA

Iohannis ka thënë përmes një fjalimi televiziv se duke nisur nga 25 marsi, njerëzve duhet t’iu lejohet të largohen nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqim, ilaçe, për të shkuar në punë apo për emergjenca tjera.

Personave mbi moshën 65-vjeçare, nuk do t’iu ndalohet dalja nga shtëpitë.

Presidenti rumun po ashtu ka thënë se do të vëzhgohen edhe njerëzit e vendosur vetë në karantinë, por nuk ka dhënë detaje tjera.

Sipas tij, trupat ushtarake do të dalin në rrugë për t’i ndihmuar policisë në zbatimin e urdhrave.

Comments