Edi Rama jep një paralajmërim edhe për portalet

65

Lumi - Fahrschule

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka paralajmëruar për herë të fundit të gjithë portalet që ende reklamojnë biznese bastesh, që t’i heqin ato sa më parë, pasi ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre.

MÖBEL THEMA

“Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj””, ka shkruar Rama në Twitter.

Një ditë më parë, Rama tha se të gjithë mediet dhe portalet kanë 24 orë kohë për të hequr reklamat e kompanive të basteve, në të kundërtën do të mbyllen.

Comments