Efekti i “reformës në drejtësi”: Sali Berisha dënohet për herë të parë nga një gjykatë shqiptare

696

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha dënohet për shpifje.

Gjykata e Tiranës dënoi Berishën për shpifje ndaj gazetarit Carlo Bollino.

Padia u depozitua nga Bollino në muajin korrik të vitit 2016, ndërsa vendimi është dhënë sot nga gjykata.

Berisha kishte akuzuar gazetarin Bollino për lidhje me ‘Sacra Corona Unita’, abuzim me tenderat e rezervave të shtetit dhe dekoderat dixhitalë.

Në përfundim gjykata vendosi që dënojë Berishën me dëmshpërblim dhe kostot gjyqësore.

Bollino u mbrojt në procesin gjyqësor nga avokati Aranit Roshi.

Paditë ndaj Berishës në gjykatë janë të panumërta, por kjo është hera e parë që Sali Berisha dënohet nga një gjykatë shqiptare.

Comments