Bota, Lajme — September 13, 2017 at 12:57 pm

EKSKLUZIVE/ Putin paralajmëron SHBA-të: Xhorxh Soros po ju drejton drejt një lufte civile

by

Vladimir Putin ka paralajmëruar SHBA-të se Xhorxh Soros po drejton vendin drejt një lufte civile duke përdorur divizionet politike, dhunën dhe propagandën për të arritur qëllimet e veta.

Duke folur në një takim në kabinetin e tij në Kremlin, presidenti Putin u ka thënë këshilltarëve më të lartë, se Xhorxh Soros përdor rrjetin e tij të fuqishëm të spiunazhit çka ka për synim të krijojë trazirat tek pikat më të ndjeshme të SHBA.

“Për të shmangur konfuzionin, loja e tij e fundit është kryerja një revolucioni përmes një lufte civile. Në SHBA, ai përdor taktikat identike me të cilat ai i shfrytëzon gjithkund” – është shprehur Putin. Ky i fundit u shpreh për Sorrosin se ai njihet si një zjarrvënës ku çakmakun e mban në xhepin e pasmë dhe i hedh benzinë zjarrit në llogore.

Putini ka dhënë një mesazh për amerikanët pasi vetë ata duhet ta dëbojnë Sorrosin dhe rrjetin e tij të rrezikshëm ose në të kundërt do të humbasin SHBA si pasojë e interesave globale.

“Ai nuk zotëron gjithë Botën dhe nuk ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë. Njerëzit duhet të bashkohen dhe të refuzojnë këtë dragua.

Nuk kemi vend për politikën e tij të ndarjes në Rusi dhe mendoj se të gjithë do të jeni dakord se ne jemi shumë më të mirë se kaq. Me gjithë respektin e duhur, SHBA duhet të refuzojë vizionin e George Soros”-u shpreh Putin para këshilltarëve më të lartë në Kremlin.

Në këtë takim presidenti rus Putin, goditi me grusht tavolinën ku premtoi se do të arrestonte Xhorxh Sorosin nëse ai afrohet në Rusi dhe për Putinin, nuk do ta gëzonte asgjë më shumë se sa ta mbyllte këtë kriminel miliarder në një qeli burgu dhe çelësin e qelisë ta hidhte poshtë.

/SYRI.net

Comments

comments