
Ekspertët e agjencionit më të madh për menaxhimin e futbollistëve dhe klubeve ende janë në pritje të përgjigjes për menaxhimin e Klubit të Futbollit “Shkëndija” siç informoi ekskluzivisht për “KohaNews”, bashkëpunëtori i Sports Total Naser Sali. “Përkundër prospektit dhe garancionit me shkrim për arritjet në afate kohore dhe ecurive për avancimin e klubit në elitën e klubeve evropiane saktësisht për tri vite në grupe në Europa League dhe maksimum për pesë vite në grup të Champions Leagues. Kjo është ëndërr e çdo klubi” u shprehë Sali.
Deri më tani kjo agjenci është dëshmuar me menaxhimin me sukses të klubeve të njohura si Atletico Madrid, Valencia, Borusia Dortmund, Red Bull, Leipzig dhe disa klubeve tjera që edhe përkundër buxhetit të vogël në fillim ja kanë arritur që të jen ndërkohë klubet më të mira në bazë të harxhimeve të kontrolluara që kanë bërë. Ky agjencion menaxhon lojtar të reprezentacionit gjerman që e përbëjnë edhe motorin e skuadrës si Toni Kros, Marko Reus, Gotze dhe shumë të tjerë.